Mashtruan italianen dhe e sollën të punojë prostitutë në Shqipëri, arrestohen 3...

Mashtruan italianen dhe e sollën të punojë prostitutë në Shqipëri, arrestohen 3 tutorët

81
0
Shares

Një 46 vjecar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy të tjerë përkatësisht Bardhok Prenga, 46 vjeç, banues në Tiranë M.Gj., 46 vjeç, dhe M.B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta persona akuzohen se kanë trafikuar drejt Shqipërisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion një vajzë 23 vjeçe, me banim në Itali.
Ndalimi i nje prej te akuzuarve u be dje nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë D.V.P. Tiranë.
Sipas policise, shtetasia e huaj 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e D.V.P. Tiranë ndaj shtetasve Bardhok Prenga, 46 vjeç, M.B., 31 vjeç dhe M.Gj, 46 vjeç të cilët e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.
Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY