Mbi 90 mijë euro cash u tentua të nxirreshin në dy javë,...

Mbi 90 mijë euro cash u tentua të nxirreshin në dy javë, “kontrabandë” nga Shqipëria

220
0
Shares

Autoritetet greke thonë se gjatë dy javëve të fundit në doganën e Kakavijes janë kapur sasi të mëdha parash të padeklaruara.
Kanë qenë disa shqiptarë që tentuan të kalonin drejt Greqisë shumat e parave, por nuk i kishin deklaruar. Zyrtarët kufitarë grekë në Kakavije kanë bllokuar 90.460 euro në total vetëm gjatë 15 ditëve të fundit. E gjithë shuma nuk ishte deklaruar tek autoritetet doganore.
Rasti më i fundit është shënuar ditën e sotme.
Doganierët grekë në Kakavije kanë kapur një tjetër shqiptar që u përpoq të hynte në Greqi me 32.600 euro cash, i cili nuk i kishte deklaruar. Ai u gjobit me 25% të kapitalit të parave të bllokuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY