FOTO/ Kujdes nëse kaloni në këtë rrugë, përbën rrezik

FOTO/ Kujdes nëse kaloni në këtë rrugë, përbën rrezik

112
0
Shares

Shembja e dheut në aksin Orikum-Dukat, e cila erdhi si pasoje e reshjeve te dendura të shiut të mbrëmjes ka shkaktuar problem ne qarkullimin e automjeteve. Për të ndihmuar lëvizjen në këtë aks, janë angazhuar dy patrulla të Policisë Rrugore. Sa më sipër, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit.

– Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta

– Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës

– Të përdorin rripat e sigurimit në mjete,  kaskat mbrojtëse në motoçikleta

– Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve

– Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve

– Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

Karvanët me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

Për shkelësit e normave të sjelljes gjatë drejtimit të automjetit, Policia Rrugore do të marrë masat administrative maksimale ndaj tyre.

Policia Rrugore është në detyrë me patrulla dhe shërbime të përforcuara për të ndihmuar në kthimin e sigurt të drejtuesve të mjeteve, për të normalizuar trafikun, për t’ju ardhur në ndihmë në rast nevoje, për të parandaluar aksidentet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY