Fqinja e gjyqtares: Ju rrëfej bisedën e fundit me Fildezin, ishte e...

Fqinja e gjyqtares: Ju rrëfej bisedën e fundit me Fildezin, ishte e frikësuar

96
0
Shares

Një prej fqinjave të gjyqtares, ka rrëfyer sot bisedën e fundit me Fildezin e vrarë. Duke mos dashur të identifikohej me emër, ajo rrëfeu se shkonte shumë mirë me Fildezin, ku kujtoi edhe bisedën e fundit që kishte bërë me të.

“Jetoj këtu pranë, jam në një lagje me të. Para pak ditësh e takova. Po flisnim për pushimet dhe për përgatitjet që ajo do të bënte për të çuar fëmijët në shkollë. M’u duk e shqetësuar. E pyeta se çfarë kishte, por nuk donte të më tregonte. E pyeta për ish-burrin, për atë që sot i mori jetën dhe la fëmijët rrugëve. Më tha se ishte e frikësuar. Të dielën i kishte zënë rrugën dhe ishin zënë. I kishte kërkuar që të ktheheshin bashkë, por Fildezi nuk pranonte. Ishte e përkushtuar vetëm te fëmijët e saj. I thashë të kishte kujdes nga ai njeri. Sot (dje) u trondita kur mora vesh për ngjarjen. Ai burrë nuk e meritonte të kishte një grua si ajo”, – tha fqinja e gjyqtares.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY