RAPORTI/ Shqipëria del blof me investimet e huaja – Maqedonia dhe Serbia...

RAPORTI/ Shqipëria del blof me investimet e huaja – Maqedonia dhe Serbia kryesojnë në botë për hapjen e vendeve të punës

62
0
Shares

Shqipëria ka arritur rekordin e investimeve të huaja direkte në vitin 2016, me gati 1 miliardë euro, që është më i larti në rajon, nëse e krahason me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në vitin investimet e huaja direkte ishin 9.1% të prodhimit të Brendshëm bruto, ndërsa në Serbi ishin 6.3% dhe në Maqedoni 5.3%, sipas të dhënave nga Banka Botërore.
Por, këto investime të larta në vlerë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të hapur vende pune. Ndryshe ka ndodhur me fqinjët, Serbia dhe Maqedonia që e kanë pasur fokusin e tyre në tërheqjen e investimeve me vlerë të shtuar, që gjenerojnë vende pune dhe eksporte të qëndrueshme.
Raporti vjetor 2017 i institutit të njohur amerikan të teknologjisë IBM (Institute for Business Value) i titulluar “Tendencat Lokale të Zhvendosjes” (Global Location Trends), publikuar ditët e fundit, ka renditur Serbinë si të parin në botë për numrin e vendeve të punës së krijuara nga investimet e huaja në raport me popullsinë. Në vend të dytë është Bahrain dhe në vend të tjerë është fqinji tjetër Maqedonia. Në listë ka dhe shtete të tjera nga rajoni, si Kroacia dhe Rumania, ndërsa Shqipëria mungon.
Serbia dhe Maqedonia renditen të parët dhe të tretët në botë përsa i përket numrit të vendeve të punës krijuar vitin e kaluar në raport me madhësinë e popullatës së tyre, teksa të dy vendet kanë shfrytëzuar avantazhet e politikave që kanë ndjekur në tre-katër vitet e fundit, thuhet në raportin e IBM.
Moldavia është shteti i ri që ka hyrë në këtë listë, thotë raporti. Vendi u rendit i shtati, ndërsa Kroacia dhe Rumania ishin përkatësisht në pozicion të 11 dhe 19.
“Këto rezultate tregojnë se Ballkani Perëndimor është tashmë dukshëm në radarin e investitorëve të huaj, me kompanitë që po i shohin gjithnjë e më shumë shtetet e rajonit si vende tërheqëse për zgjerimin e tyre në Europë,” tha IBM në raport.
Në mënyrë interesante, thotë raporti, 11 shtete, nga 20 performuesit më të mirë në renditen sipas vendeve të punës në raport me popullsinë, janë nga Europa Lindore.
Serbia u rendit edhe e 13-a në botë për sa i përket numrit të vendeve të punës të krijuara në 2016, pasi kishte rezultuar me një rritje prej 25% të investimeve, ndërsa Rumania ishte e 18-a. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY