Policia e Elbasanit, shtetrrethim për ndeshjen Shqipëri-Lihtenshtein

Policia e Elbasanit, shtetrrethim për ndeshjen Shqipëri-Lihtenshtein

171
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në  bashkëpunim me Departamentin e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjotjshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim  të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve  përfaqësuese Kombëtare “Shqipëri” – “Licheshtein”,  e cila do të  zhvillohet  më  datë  02.09.2017,  në  orën  18:00,  në Stadiumin  Elbasan  Arena.

 

Në garantimin e rendit dhe sigurisë përvec strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan,   do të angazhohen FLO,  Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, si dhe nga D.V.P. Tiranë, Durrës e Korçë.

 

Sa me sipër ,  në   orën  10:00,    të  datës    02.09.2017,    ju  bëjmë  me  dije se nuk do të lejohet parkimi i  mjeteve në  këto  akse  rrugore,  konkretisht:

 

Nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit.

 

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve  nga “Kryqëzimi i tapetave” deri tek Kryqëzimi i “Ish-konservimit”

 

Nga Kryqëzimi i rrugës “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë në anën veriore të stadiumit.

 

Në orën 12:00 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Dinamos.

 

Vendparkimet e mjeteve të tifozerisë  vendase  do të jetë :

 

Sheshi tek Kryqëzimi I Zaranikës , Pallati i  Sportit dhe në vende të mundshme të lejuara për parkime.

 

Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj do të jetë Tiranë – Tunel – Bradashesh – Lulet- Rrethrrotullimi i Postës – Rrethi I Bashkisë – Kryqëzimi I Bulevardit me rrugën “Kamber Sejdini” – Stadium dhe kthim.

 

Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të  fillojë tre  orë para ndeshjes, me  qëllim shmangien e radhëve    të   gjata  në  hyrje  për  në  Stadium.

 

Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë

 

Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  krahas biletës duhet të kenë me vete edhe  kartë  identiteti.

 

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit dhe nuk do të lejohen  të hyjnë  në stadium ata persona që do tentojnë të mbajnë me vete:

 

  1. a) sende të forta,

 

  1. b) shishe (të cfarëdolloji)

 

  1. c) fishekzjarre

 

  1. d) monedha apo metale  (të  cfarëdolloji)

 

  1. e) çelësa të ndryshëm

 

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen  përreth  Stadiumit,  nga  ora   12:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes     do   të  jenë  të  mbyllura.

 

Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë  2 Shtator 2017  lëvizjen e tyre me automjet   brenda  qytetit  të  Elbasanit, c’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY