TATIMET & LISTA/ Bllokohen llogaritë bankare të 13 bashkive, nuk kanë paguar...

TATIMET & LISTA/ Bllokohen llogaritë bankare të 13 bashkive, nuk kanë paguar sigurimet

114
0
Shares

Përqendrimi i pushtetit lokal në më pak njësi me aplikimin e Reformës Territorialë dy vite më parë nuk i ka bërë vendorët me të fortë financiarisht. Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve i ka klasifikuar 13 bashki të vendit, ose 21 për qind e totalit të bashkive si borxhlinj të këqij ndaj të cilave do të nisë arkëtimi i detyrimeve me forcë.
Sipas të dhënave të tatimeve, 9 nga bashkitë janë kualifikuar si borxhlinj të këqij pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale.
Detyrimet e bashkive ndaj tatimeve lidhen kryesisht me mospagesat e sigurimeve shoqërore të stafit e punonjësve. Sjellja në këtë mënyrë e bashkive rrezikon të krijojë probleme të rënda sociale në periudhat e mëvonshme duke rrezikuar pagesat e pensioneve për qindra punonjësit e sotshëm.
Borxhi tatimor është përkeqësuar vitet e fundit, por në veçanti edhe detyrimet e paguara për sigurimet shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve kishte raportuar se në fund të vitit 2016 stoku i borxheve si pagesa të pabëra në kohë për sigurimet shoqërore arriti në 14.1 miliardë lekë. Nga kjo shumë rreth 2 miliardë lekë janë borxh i krijuar rishtas në vitin 2016.
Nga institucionet shtetërore shihet se ka një mungesë korrektese për pagat e sigurimeve nga ndërmarrjet e ujësjellësit, bashkitë dhe disa agjenci rajonale.
Projekti STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale) në përfundim të 384 raporteve të kontrollit në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka zbardhur detyrime të prapambetura në vlerën e 65 milionë euro në mesin e vitit të kaluar. Ky borxh ka shtuar detyrimet e shtetit shqiptar në të paktën 0,57% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ministria e Financave, nga ana tjetër, ka miratuar një plan veprimi që i detyron Bashkitë të shlyejnë detyrimet deri në fund të vitit 2018. Monitor

Bashkite Data dhe viti i krijimit te detyrimit
1- BASHKIA POLIÇAN 29.03.2012
2-BASHKIA KAVAJE 15.04.2015
3- BASHKIA RROGOZHINE 06.01.2015
4-BASHKIA FUSHE KRUJE 24.11.2014
5- BASHKIA KRUJE 29/06/2017
6 -BASHKIA SHIJAK 23.09.2016
7-BASHKIA DIVJAKE 25.02.2013
8-BASHKIA MEMALIAJ 01.04.2015
9-BASHKIA PERMET 14.01.2014
10-BASHKIA TEPELENE 01.04.2015
11-BASHKIA LIBOHOVE 15.10.2015
12-BASHKIA SUKTH 06.11.2015
13-BASHKIA HIMARE 28.04.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY