Tiranë, nxorri për të lypur bashkëjetuesen me foshnjën 8 muajshe, arrestohet 21...

Tiranë, nxorri për të lypur bashkëjetuesen me foshnjën 8 muajshe, arrestohet 21 vjeçari

68
0
Shares

Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme. Ai akuzohet të ketë nxjerrë bashkëjetuesen e tij për të lypur bashkë me foshnjën 8 muajshe.

Njoftimi i policise

Tiranë.
Nxjerr në rrugë për të lypur bashkëjetuesen dhe foshnjën 8 muajshe.
Policia arreston 21 vjeçarin.
Më datë 28.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :
– Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY