Ndërtimet pa leje, proçedohen 5 persona

Ndërtimet pa leje, proçedohen 5 persona

284
0
Shares

Pesë persona janë proçeduar në gjendje të lirë si pasojë e ndërtimeve pa leje. Në vijim të zbatimit të planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, Peqin, Gramsh dhe në Stacionin e Policisë Prrenjas, referuan materialet në Prokurori për proçedim në gjëndje të lire në ngarkim të shtetasve:
D.K., 55 vjeç banues në fshatin Tregan, pasi në këtë fshat po ndërtonte një object (mur rrethues) në banesë pa leje përkatëse.

R.M., 55 vjeç banues në fshatin Dritaj Qukës, pasi në këtë fshat po ndërtonte një object (banesë) pa leje përkatëse.

I.B., 56 vjeçe banuese në Gramsh, pasi në Lagjen “Sporti”, po ndërtonte një shtesë ballkoni pa leje përkatëse.
R.D., 62 vjeç banues në fshatin Bregas Kushovë, pasi në këtë fshat po ndërtonte një shtesë rreth e qark banesës ekzistuese pa leje përkatëse.
N.H., 56 vjeç banues në Elbasan, pasi në fshatin Kazije Peqin, po ndërtonte një objekt (banesë) pa leje përkatëse.
Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY