VIDEO/ Skënderbeu ribën historinë, hakmerret ndaj Dinamos së Zagrebit – shkon në...

VIDEO/ Skënderbeu ribën historinë, hakmerret ndaj Dinamos së Zagrebit – shkon në Europa Ligë

92
0
Shares

Skënderbeu luan ndeshjen e kthimit të play-off të Ligës së Europës kundër Dinamos së Zagrebit. Pas barazimit 1-1 në fushën kundërshtare, ekipit shqiptar i mjafton edhe një rezultat pa gola në shtëpi për të kaluar në grupet e turneut.

MINUTË PAS MINUTE

87′ Daja përgjigjet me Ditën në vend të Soue.

85′ Lëvizja e fundit e Dinamos. Në lojë sulmuesi Hoxhiç në vend të një mbrojtësi.

81’ Tension në fushë, Mici përplaset me futbollistë kroatë, duke marrë një karton të verdhë të panevojshëm.

78’ Nimaga ndal Gojak në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë me 10 lojtarë ekipin e tij në minutat e fundit.

73’ Lëvizja e parë e Dajës është aktivizimi i Xhejms në vend të Gavazajt, pa ndryshuar rreshtimin e skuadrës në këto minuta.

69’ Fioliç aktivizohet në vend të Henrikez dhe i mjaftojnë dy minuta në fushë për të rrezikuar portën korçare me një gjuajtje me kokë, Shehi kontrollon në pozicion.

66’ E pavëmendshme mbrojtja e Skënderbeut që i mundëson Sudanit të shfaqet i lirë në të majtë përballë Shehit, fatmirësisht gjuajtja e tij ndalet në rrjetën e jashtme të portës korçare.

65’ Kundërsulm i shpejtë i Soue i cili kalon portierin kundërshtar por jo mbrojtjen e Dinamos, me sferën që përfundon në goditje nga këndi.

64’ Luan më i tërhequr Skënderbeu në këto minuta, duke u munduar që të qetësojë lojën në mënyrë që Dinamo të mos marrë iniciativën.

59’ Provon edhe Soue të gjejë rrjetën, goditja e tij nuk është e saktë dhe kalon jashtë katërkëndorit të Livakoviç.

57’ Ndryshon mesfusha e Dinamos. Hyn në fushë Gojak, në vend të Moro.

52’ Shehi shpëton korçarët. Olmo shfaqet përsëri para tij dhe gjuan fort, por kapiteni reagon në mënyrë të shkëlqyer.

50’ Dinamo ka hyrë me shumë vrull në fushën e lojës dhe pas kombinimeve mes Fernandes dhe Henrikez, ky i fundit gjuan në portë, por përsëri topi devijohet nga mbrojtja.

48’ Olmo provon të gjuajë në portë, por largon me vështirësi mbrojtja e Skënderbeut.

46′ Rifillon takimi. Asnjë ndryshim në radhët e dy skuadrave në fillimin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

44’ Vazhdon të dhurojë spektakël Latifi me shpërthimet e tij në krahun e majtë, por nuk arrin të gjejë shokët e skuadrës për të rrezikuar seriozisht portën.

42’ Radas ekzekuton mjeshtërisht goditjen e dënimit, Livakoviç detyrohet të bëjë një ndërhyje vendimtare për të shpëtuar portën.

41’ Latifi mban topin në krahun e majtë të sulmit dhe pastaj i krijon mundësinë Micit të shpërthejë. Sigali nuk ka rrugë tjetër veçse të ndalë me faull mbrojtësin, duke u ndëshkuar me të verdhë.

40’ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke çuar topin në shtyllën e dytë, por Nimaga shkakton faull ndaj portierit kundërshtar.

39’ Sudani duket shumë i tensionuar, shkakton faull ndaj Vangjelit, por përsëri nuk ndëshkohet me të verdhë.

38’ Një ndërhyrje e Rrahmanit shpëton Dinamon, pasi Soue kishte hyrë rrezikshëm në zonë. Goditja e këndit pasardhëse për Skënderbeun nuk sjell asgjë për korçarët, me portierin që kontrollon.

37’ Daja udhëzon Ditën Xhejms të dalin në nxemje, të jenë të gatshëm për t’u futur në lojë.

32’ Goditje dënimi për Skënderbeun, me topin që kthehet nga mbrojtja kundërshtare për Lilajn, ky i fundit provon nga jashtë zonës, por një mbrojtës devijon sferën që kalon mbi traversë.

28’ Tension në fushë, pasi Sudani bën faull ndaj Shehit. Futbollisti i Dinamos rrethohet nga lojtarët e Skënderbeut që kërkojnë karton të verdhë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë vetëm me një faull.

27’ Nimaga ndal në mënyrë të parregullt Henrikez që po nisej në kundërsulm drejt zonës korçare dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

25’ Vërshëllima në stadium sa herë Rrahmani prek topin dhe aq më shumë pas një shtyrje ndaj Gavazajt.

22’ Latifi kombinon me Soue por ky i fundit nuk arrin të ulë topin me kokë dhe të rrotullohet për të rrezikuar portën kundërshtare.

21’ Olmo provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk ka rrezik për Shehin pasi sfera kalon mbi traversë.

18’ Skënderbeu duket për momentin në kontroll të plotë të situatës sa i përket rrezikut Sudani, i cili rrallëherë ka rënë në kontakt me topin. Ndërsa Latifi dhe Gavazaj janë shumë agresivë nga krahët për t’i rrëmbyer topin kundërshtarëve dhe për të nisur kundërzbritje të shpejta.

12’ Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe sot vazhdojnë shkelmat kundër Sabien Lilajt, i cili sa herë ka topin sulmohet nga mesfushorët kundërshtarë që kryejnë ndërhyrje të rënda ndaj tij. Vërshëllima në stadium për gjyqtarin që nuk sinjalizoi për faull.

6’ Latifi synon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, portieri i Dinamos devijon me vështirësi tentativën e mesfushorit të Skënderbeut.

4’ Dinamo e Zagrebit shënon me Fernandes pas një goditje dënimi , por gjyqtari sinjalizon për faull në dëm të mbrojtësve të Skënderbeut.

1’ Vetëm pak sekonda lojë dhe Gavazaj provon të gjejë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa shumë sukses, pasi topi përfundon mbi traversë.

1’ Korçarët luajnë topin e parë të ndeshjes me Soue.

Skënderbeu-Dinamo Zagreb 0-0

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Gavazaj (73′ Xhejms), Latifi, Soue (87′ Dita).

Trajner: Ilir Daja

Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Rrahmani, Sigali, Lejcaks (85′ Hoxhiç), Doumbia, Moro (57′ Gojak), Olmo, Fernandes, Sudani, Henrikez (67′ Fioliç).

Trajner: Mario Cvitanoviç

KV: Nimaga, Osmani, Mici, Shehi / Sigali, Fernandes

KK: Nimaga

Gjyqtar: Istvan Vad (Hungari)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY