Ledina Mandija, kritika te ashpra qeverise:Na penguan zyrtaret e larte

Ledina Mandija, kritika te ashpra qeverise:Na penguan zyrtaret e larte

260
0
Shares

Zv/Kryeministrja teknike Ledina Mandija është kundërpërgjigjur publikisht gjatë një konference per mediat Kryeministrit Rama lifhur me raportin e ministrave teknike.

“Task Forca ka pasur për qëllim monitorimin e të gjithë institucioneve, të cilat kanë raportuar rregullisht dhe saktë gjatë gjithë procesit zgjedhor në task-force. Dua të sqaroj edhe se faktet,  të dhënat, raportimet gjatë procesit elektoral mund mos të jenë të pëlqyeshme nga subjekte të ndryshme elektorale kjo nuk e bën kete raport të anshem apo jo legjitim,” u shpreh Mandija.

Zëvendëskryeministrja e PD në detyre, Ledina Mandija deklaroi se ministrat teknike janë penguar për të realizuar punën e tyre.

“Ministrat janë penguar në punën e tyre nga zyrtarë të lartë në hierarkinë shtetrore apo edhe persona të tjerë politikë. Ky konkluzion u arrit jo vetëm në këte raport por edhe nga vetë zhvillimet e perditshme që kane ndohur gjatë procesit zgjedhor,” tha ajo.
Sipas zëvendës-kryeminsitres raporti final i task-forcës do të shërbejë për institucionet e drejtësisë
Task forca nuk mund te mblidhej më në fund të procesit zgjedhor. Informacionet mendojmë se do te sherbejnë për institucionet e drejtesisë. Unë kam bërë takime me partnerë ndërkombetarë, dhe u kam dorëzuar raportin në fjalë. Partnerët nderkombetare pas zgjedhjeve kërkuan që të permblidhen të gjitha informacionet dhe ngjarjet e ndodhura në një raport final. Misioni i ministrave nuk ishte komplet i dështuar, ndoshta ishte i deshtuar për të garantuar totalisht nje proces të lirë zgjedhor për votuesit
Megjithëse ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dorëzuar dorëheqjet të cilat iu janë pranuar, Mandija tha se ministrat do të vijojnë punën dhe funksionet kushtetuese derisa të zëvendësohen nga ministrat e rinj te kabinetit Rama 2
“Detyra nuk braktiset ne asnje rast puna vijon derisa te clirohemi nga pergjegjesia qe e kemi marre nga votebesimi ne parlament,” u shpreh Mandija.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY