Një thes me drogë në bagazhin e “Benzit”, arrestohet djali i biznesmenit

Një thes me drogë në bagazhin e “Benzit”, arrestohet djali i biznesmenit

68
0
Shares

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme një 16 vjeçar si përgjegjës për një thes drogë që u gjet në bagazhin e një “Benzi”. Ngjarja ndodhi pasi policia e Tiranës ka kontrolluar një servis mjetesh në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet dhe ka zbuluar aty një sasi lënde narkotike. Menjëherë i janë vënë prangat djalit të pronarit të servisit, një 16-vjeçari me iniciale E.K, banues në Tiranë. Policia sqaroi se në bagazhin e një Benzi, janë konstatuar 7.4 kg kanabis. Pas arrestimit, policia ka shpallur në kërkim pronarin e servisit, H.K., babai i të miturit të arrestuar, 42 vjeç banues në Tiranë. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY