Kanabisi ka filluar të mbijë vetë, gjenden 130 bimë në Pult

Kanabisi ka filluar të mbijë vetë, gjenden 130 bimë në Pult

449
0
Shares

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër. Asgjësohen 271 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacineve policore dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, vendi i quajtur Prangull, lagja Marknonaj, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara të vetmbira në mënyr të çrregullt dhe u asgjësuan me anë te djegies gjithsejt 130 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Gjithashtu, në fshatin Mgull, vendi i quajtur Poshtë Qafës së Mgullës, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsejt 141 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Për këto raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për këtë aktivitet kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve Narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY