Prag tragjedie ne Ramez, femija permbys makinen plot me femije

Prag tragjedie ne Ramez, femija permbys makinen plot me femije

150
0
Shares

 

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur këtë të hënë në zonën turistike të Razmës në Shkodër, e cila shumë kollaj mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Një qytetar kishte marrë përpara teksa po i jepte makinës fëmijën e tij të mitur, me idenë që t’I mësonte makinën duke I lënë nën kontroll timonin e automjetit.

Por ka mjaftuar një moment dhe fakti se rruga ka qenë e pjerrët, që makina të kthehej përmbys duke rrezikuar kështu jo vetëm jetën e pasagjerëve në makinë. (të burrit dhe vajzës së tij 15 vjeçe, por edhe të dy fëmijëve të tjerë të mitur, përkatësisht 8 dhe 9 vjeç).

Makina është batuar pikërisht pranë derës së një hoteli, por fatmirësisht në ato instante nuk ka patur persona që kanë qenë pranë zonës ku ka ndodhur aksidenti.

Bilanci i ngjarjes nuk ka qenë tragjik pasi të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar me dëmtime të lehta, përveç vazjës së mitur e cila ka marrë plagë më të rënda, por që gjithsesi është jashtë rrezikut për jetën.

Përpos incidentit, edhe nxjerrja e të plagosurve ka qenë një punë më vete për shkak se automjeti është batuar dhe është bërë e vështirë që të dëmtuarit të dalin lirisht nga makina. Për të liruar nga “kafazi” të plagosurit janë thyer xhamat e makinës.

Për më tepër shikoni videon e siguruar nga Oranews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY