TIRANE/ Terror ne shtepi, kishte edhe nje cifte me dhjetra fisheke

TIRANE/ Terror ne shtepi, kishte edhe nje cifte me dhjetra fisheke

68
0
Shares

 

Dhunoi psikologjikisht bashkëshorten dhe vajzën e mitur. Policia e Tiranes arrestoi sot 39 vjeçarin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u sekuestrua një armë gjahu e llojit “Kralmagnum” dhe 38 fishekë.

Më datë 15.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :

– Alban Balla, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas, më datë 14.08.2017, rreth orës 22:00, duke qënë në gjëndje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases D.B., 31 vjeç dhe vajzës së mitur shtetases I.B., 13 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– Armë gjahu e llojit”Kralmagnum”.

– 38 fishekë, 12 prej të cilëve të vendosur gjerdan.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”,parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY