Deputeti Rakipi u aksidentoi të afërmin për vdekje, familja çudit me qëndrimin...

Deputeti Rakipi u aksidentoi të afërmin për vdekje, familja çudit me qëndrimin aktual

109
0
Shares

Familjarët e Seit Sorrës, që u aksidentua për vdekje të shtunën nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duket se nuk kanë më të njëjtin qëndrim si ditëm e ngjarjes.
Pak ditë pas ngjarjes, tashmë ata e konsiderojnë vetëm si një aksident që mund t’i ndodhë kujtdo dhe shprehen se nuk kanë asgjë kundër deputetit, shkruan “Panorama”.
Disa orë pas ngjarjes ata shpreheshin të habitur me vendimin për lirimin nga komisariati të personit që i aksidentoi për vdekje të afërmin e tyre, madje duke ngritur edhe dyshime për largimin e tij nga vendi i aksidentit.
Ndërsa dje, pasi kanë biseduar me të afërmit e Rakipit, që u kanë shkuar në shtëpi për ngushëllim, ata shpreheshin se tashmë zbardhjen e ngjarjes ia kanë lënë në dorë drejtësisë.
Djali i viktimës thotë se nuk ka qenë në vendngjarje dhe nuk është ai personi përgjegjës për të treguar se çfarë ka ndodhur.
Ai thotë se do të jetë drejtësia ajo që do të shpjegojë se si ka ndodhur aksidenti dhe për deputetin Aqif Rakipi, nuk ka asgjë kundër as ai, as familja e tij. Të njëjtën gjë konfirmon edhe vëllai i viktimës, i cili ditën e shtunë shprehej se, njerëzit e Rakipit u kishin dërguar fjalë për të shkuar për ngushëllim, por ende nuk kishte pranuar asgjë.
Duket se tashmë mendimi se nuk ishte thjesht një aksident, por masakër ajo që i kishte ndodhur 54-vjeçarit, nuk qëndron më. Për familjarët e viktimës ishte vetëm një aksident.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY