Pishinat një burim infeksionesh, mjekët : Ja si duhet të mbroheni

Pishinat një burim infeksionesh, mjekët : Ja si duhet të mbroheni

77
0
Shares

Shumë qytetarë të Tiranës zgjedhin pishinat, si formë argëtimi dhe freskie e këtyre ditëve të nxehta.
Po mjekët vënë theksin tek rreziqet që mund t’ju kanosen nga frekuentimi i tyre.
Bruna Shiroka, drejtoresha e qendrës shëndetësore nr 3, u shpreh se klori tek uji i pishinave mund të provokojë shqetësime të ndryshme në lëkurë, ashtu si dhe shezlloni mund të kthehen në burim infeksioni.
“Qoftë një person me një problem të lëkurës, që të themi në thonjëza i “pakujdesshëm”, përdorimi i atij shezlloni nga një person normal, është shumë i ekspozuar ndaj atij problemi fillimisht të padukshëm, dhe kur bëhet i dukshëm është vështirë i kontrollueshëm. Sasia e shtuare klorit mbi vlerën reale të parametrit të caktuar nga ideja për ti mbrojtur ata që frekuentojnë pishinat, sjell probleme për lëkurën”, tha Shiroka.
Mjekja Shiroka, jep edhe disa këshilla për t’u mbajtur parasysh gjatë frekuentimit të pishinave, duke vënë theksin tek higjena personale.
“Nëse do ruheshin rregullat, përdorimi i dushit para se të futesh në pishinë, për fëmijët e vegjël është më pak i këshillueshëm përdorimi i pishinës, pas pishinës këshillohet banjo trupi”, shtoi mjekia Shiroka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY