FOTO GALERI/ Mallakastër, fshatari i vë flakën fshatit, digjen 3 banesa në...

FOTO GALERI/ Mallakastër, fshatari i vë flakën fshatit, digjen 3 banesa në Çorrush

315
0
Shares

Flakët që kanë shpërthyer në fshatin Çorrush të Mallakastrës kanë djegur deri tani 3 banesa.
Informacionet që na vijnë nga ky fshat ngrenë alarmin se flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe se po evakuohen banorët e fshatit Çorrush
Era e fortë po ndihmon në përhapjen e shpejtë të flakëve.
Tre zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ndërsa për ta parë nga afër dhe monitoruar situatën ndodhet dhe vetë kreu i bashkisë së Mallakastrës.
Në një prononcim për median Agron Kapllanaj kryetar i bashkisë së Mallakastrës  tha se rrezikohet dhe një banesë tjetër, dhe se dëmet janë të mëdha për banorët pasi janë shkrumbuar pemë të tëra me ullinj dhe pemë frutorë
Një banor i këtij fshati është i dyshuar për zjarrin dhe është shpallur në kërkim. Nuk dimë nëse është e qëllimshme apo aksidentale por ai ka dashur të djegë pjesën e mbetur të grurit pas korrjes dhe zjarri më pas është përhapur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY