I nxehti përvëlues, ja çfarë temperaturash parashikohen nesër

I nxehti përvëlues, ja çfarë temperaturash parashikohen nesër

262
0
Shares

Prej disa ditësh, vendi ynë është “pushtuar” nga i nxehti ku temperaturat i kanë kaluar 40 gradë. Edhe ditën e nesërme temperaturat do të vijojnë të jenë përvëluese.
Sipas një parashikimi të motit nga Emergjencat Civile, mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe tepër i nxehtë, si dhe vranësira të pakta deri mesatare në mesditë përgjatë zonave malore në lindje të vendit.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten…

Në vendet malore: Temperaturat minimale do të zbresin deri në 19° C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 38° C.

Në vendet e ulëta: Temperaturat minimale do të zbresin deri në 20° C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 41° C.

Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në 22° C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 38° C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY