Itali, fshihej dhe mbante emrin e vëllait të tij, çfarë i gjetën...

Itali, fshihej dhe mbante emrin e vëllait të tij, çfarë i gjetën karabinierët në apartament shqiptarit

192
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 31 vjeç, në kuadër të një operacioni antidrogë ku është arrestuar një tregtar i madh droge dhe janë sekuestruar disa kilogram kokainë dhe marijuanë. Ai quhet Besmir Myrtaj, dhe u arrestua teksa hipte në një Ford Fiesta të errët, prania e të cilës në zonë ishte raportuar më herët.
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, përcjell shekulli, policia gjeti dy çelësa, ku njëra kopje ishte për të hapur një apartament në Via del Rio,të cilin e ka përdorur nën emrin e vëllait të tij binjak, Gazmentit, që sipas mediave italiane jeton në Shqipëri.
Myrtaj synonte të mashtronte inspektimet duke përdorur emrin e vëllait. Në apartament janë zbuluar edhe katër kilogramë materiale, përfshirë sheqer pluhur dhe sode buke, të cilat shërbenin për rritjen e volumit të kokainës.
Për të përzier drogën, përdorte një përzierës për ëmbëlsira. Vlera e parashikuar e drogave të sekuestruar është rreth gjysmë milionë euro. Hetuesit tani janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrjetin e trafikut dhe për të mësuar se nga ka ardhur droga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY