VIDEO & FOTO GALERI/ EUROPOL ju dërgon kartolina kriminelëve të kërkuar: I...

VIDEO & FOTO GALERI/ EUROPOL ju dërgon kartolina kriminelëve të kërkuar: I dashur Marko, ujërat e Detit Adriatik kanë mall për ty

258
0
Shares

Disa nga kriminelët më të kërkuar në Europë, “janë duke pranuar” kartolina online me përmbajte sarkastike, të cilat i dërgon policia europiane, Europol.

Europol ka publikuar në faqen e saj të internetit disa kartolina që kanë për objektiv dhjetëra individë të cilët kërkohen për krime serioze në 21 shtete të Bashkimit Europian.

Një të arratisuri 53 vjeçar kroat i kërkuar për vrasje, i është thënë të “mos harrojë vendlindjen”.

“I dashur Marko, ujërat e Detit Adriatik kanë mall për ty. Eja bashkë me ne në lundrimin të cilin nuk do ta harroni asnjëherë. Përshëndetje të sinqerta, policia”, thuhet në njërën nga kartolinat sarkastike.

Një tjetër kartolinë ku shfaqet plazhi, i bëhet thirrje një të arratisuri të kthehet në Spanjë.

“Querido Diego, plazhet e Spanjës kanë mall për ty. Të lutem, eja na vizito së shpejti. Të presim”, shkruan në kartolinën e policisë.

Kartolinat kanë joshur opinionin të vizitojë faqen e internetit të Europolit, ku jepen informacione të detajizuara për dhjetëra të arratisur, përfshirë edhe informacionet për shpërblim të mundshëm nëse raportohet vendndodhja e të arratisurve.

Autoriteti policor paralajmëroi pushuesit evropianë se të arratisurit “mund të kenë zgjedhur destinacionin e njëjtë si ju”.

“Ndërsa shumica prej nesh po shijojnë një pushim veror të merituar, kriminelët nuk heqin dorë nga krimi. Destinacionet turistike kanë dëshmuar të jenë vende të preferuara për fshehje të kriminelëve”, thotë policia europiane. Anadolu Agency (AA)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY