DETAJE/ Policia identifikon atentatorët e mbrëmshëm te Komuna e Parisit, por ende...

DETAJE/ Policia identifikon atentatorët e mbrëmshëm te Komuna e Parisit, por ende nuk i ka arrestuar

221
0
Shares

Policia e Tiranës zbardh ngjarjen e mbrëmshme te Komuna e Parisit, e cila përfundoi me një të plagosur.
Sipas Policisë së Tiranës, mësohet se, më datë 03. 08. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K. K., I. Q., D. R., dhe L. R., vjeç 27, 26, 27 e 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, duke lëvizur me mjetin tip “BMV X5”, në bashkëpunim, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit B. H., dhe M. H., vjeç 30 e 25, banues në Bulqizë e Tiranë, për pasojë është plagosur M. H, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qenë duke lëvizur me mjetin tip “Benz”. Punohet për kapjen e K. K., I. Q., D. R., e L. R., dhe gjetjen e mjetit tip “BMV X5”. Nenet 78, 22 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY