ALARMI i BBC/ Temperaturat në Europë do të shkojnë 40 – 45°...

ALARMI i BBC/ Temperaturat në Europë do të shkojnë 40 – 45° C

95
0
Shares
Foto e BBC, një djalosh nga Tirana, që lahet në qendrën e kryeqytetit

Evropa po përjeton nxehtësinë më ekstreme ndër dekada, ndërkohë që temperaturat pritet të shkojnë 40 – 45° C.
BBC raporton se temperaturat e larta në Evropës qendrore dhe Ballkanit pritet të rriten në ditët në vijim,
Vala e nxehtësisë pritet të zgjasë deri të paktën të hënën, sipas “Meteoalarm”.
Rreth 26 qytete evropiane kanë publikuar paralajmërime shëndetësore.
Temperaturat ekstreme kanë ndezur zjarre te fuqishme në Itali e Shqipëri.
Në Shqipëri, forcat e armatosura të vendit iu bashkuan qindra zjarrfikësve të premten për të luftuar dhjetëra zjarre pyjore pasi temperatura arrinte në 40° C.
Shqipëria ka kërkuar nga Bashkimi Europian ndihmë urgjente për të ndihmuar në parandalimin e zjarreve që përhapen pranë kryeqytetit, Tiranës.
Ndërkohë, dhjetëra shtete dhe qytete evropiane janë në gatishmërinë maksimale.
Vala e nxehtësisë ka bërë që disa rajone të ballafaqohen me kërcënimin e thatësirës së madhe.
Italia aktualisht po përjeton temperatura 10 gradë më të larta se mesatarja.
Në Sicili këtë javë, temperaturat arritën deri në 42 ° C, ndërkohë që i nxehti Afrikan “mbështolli” Mesdheun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY