Zjarrvënia e qëllimshme, Demiraj: Po cënoni sigurinë kombëtare, do të dënoheni ashpër

Zjarrvënia e qëllimshme, Demiraj: Po cënoni sigurinë kombëtare, do të dënoheni ashpër

62
0
Shares

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj është shprehur sot se personat që djegin qëllimisht pyjet dhe kullotat do të dënohen shumë ashpër pasi po cënojnë sigurinë kombëtare.
“I nxehti ka bërë që në vendin tonë, për tashmë dy muaj të ketë shumë zjarre. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, zjarrfikësit, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, bashkitë, prefekturat, po punojnë natë e ditë për të vendosur situatën nën kontroll. Inkurajoj të gjitha këto struktura, që po luftojnë me zjarret në çdo cep të territorit për të shpëtuar njerëzit dhe pasurinë kombëtare.
Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare dhe përgjegjësit do të kapen e dënohen ashpërsisht,” – shkruan Demiraj në statusin e tij në facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY