Mediat zvicerane: Beogradi po teston ndarjen e Kosovës

Mediat zvicerane: Beogradi po teston ndarjen e Kosovës

52
0
Shares

Idenë e ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq për ndarjen te Kosovës, gazeta zvicerane “Neuer Zuchrer Zeitung” e vlerëson si “balon testues të Beogradit”.
“Marrëdhënia e Serbisë dhe e Kosovës është temë që Beogradi po e përpunon prej një kohe të gjatë dhe me këtë rast ai nuk heq dorë as nga propozimet kontraverse”, shkruan gazeta zvicerane.
“Edhe pse nuk është thënë në mënyrë eksplicite, është e qartë se qëllimi është për ndarjen e Kosovës”, shkruan NZZ.
Gazeta sugjeron se, “është vështirë të mendohet që kjo ide të mos jetë nxjerrë në opinion pa marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar dialog të brendshëm të Serbisë për Kosovën. Çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor historikisht ka qenë gjithmonë me shumë rrezik”, vlerëson në fund gazeta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY