EMRAT & FOTO GALERI/ Si e përfituan nënshtetësinë angleze 6 vrasës të...

EMRAT & FOTO GALERI/ Si e përfituan nënshtetësinë angleze 6 vrasës të rrezikshëm shqiptarë

83
0
Shares
Shkrimi i gazetes "The Sun"

Të paktën gjashtë vrasës nga Shqipëria kanë hyrë në Britaninë ne Madhe duke u hequr si refugjatë të luftës në Kosovë. Në këtë konkluzion ka arritur “The Sun”. Ata janë pjesë e më shumë se 300 kriminelëve nga ky vend i vogël ballkanik që enden të lirë nëpër rrugët e Anglisë, dhe ky sipas gazetës është shqetësimi më i madh.
Në artikullin e publikuar sot nga gazeta prestigjioze britanike “The Sun”, flitet për persona me rrezikshmëri të lartë të pajisur të gjithë identitete false.
Bëhet fjalë për shqiptarë me origjinë nga Shqipëria apo Kosova që shfaqen si emigrantë të përvuajtur të luftës në Kosovë, duke prekur e mashtruar kështu “zemrat e buta” të britanikëve.
Alarmi është dhënë nga Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit, sipas të cilës këta persona që kanë mashtruar me dokumentet janë pjesë e grupeve kriminale dhe trafikut të drogës që veprojnë ende nëpër rrugët e Anglisë
Agjencia shton se: “Grupet shqiptare kanë ndikim të madh brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë kontroll të konsiderueshëm në të gjithë trafikun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, ndikim të veçantë kanë në tregun e kokainës”.
Kaosi i krijuar në vitet 1998-99, ku mijëra kosovare u larguan gjatë konfliktit të përgjakshëm të spastrimit etnik me serbët, iu dha edhe këtyre kriminelëve mundësinë e artë për tu fshehur në vendet e Europës, e për t’ju shmangur kështu telasheve në vendin e tyre.
Zyrtarët e Ambasadës Britanike në kryeqytetin shqiptar Tiranën zbuluan mashtrimin pas zbulimit të “parregullsive” në pretendimet për azil.
Një avokat kosovar ka deklaruar se të paktën “300 mashtrues kanë aplikuar për nënshtetësi britanike me dokumente të tilla. Duke ruajtur anonimatin e tij, The Sun shton se kjo është vetëm “maja e ajsbergut”
Ndërsa nga Teno Hodaj nga Interpol Tirana, vuri në dukje se për shkak të shumë mashtrimeve të tilla, me shqiptarë të rrezikshëm që hiqeshin si refugjatë, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar e kanë të pamundur të bëjnë dallimin mes shqiptarëve dhe kosovarëve”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY