ALARMI i LE MONDE/ Bota drejt kaosit – Nga nesër Toka fillon...

ALARMI i LE MONDE/ Bota drejt kaosit – Nga nesër Toka fillon të jetojë me kredi

353
0
Shares

Që nesër, e mërkurë 2 gusht, Toka fillon të jetojë me kredi. Ose thënë ndryshe  jashtë kapacitetit të asaj që planeti mund të sigurojë për banorët e vet. Në vetëm 7 muaj për të vazhduar të pimë, të hamë, të ngrohemi të udhëtojmë ne duhet të shkatërrojmë ekosistemet dhe të prishim aftësinë e tyre rigjeneruese.
Ky borxh ndaj planetit vjen sepse ne presim pyje me një rritëm më të madh se ai i rritjes së tyre, ne nxjerrim nga deti më shumë peshq sesa lindin çdo vit, ne hedhim në atmosferë më shumë karbon sesa mund të absorbojnë deti dhe pyjet.
Kjo ditë e “tejkalimit të tokës” kalkulohet për çdo vit nga Global Footprint network, një institut kërkimor i bazuar në Kaliforni. Në bazë të 15 mijë të dhënave statistikore që ai merr nga OKB-ja, ai përllogarit dëmet që njeriu i shkakton planetit. Sipas tyre me konsumin e sotëm planeti duhet të ishte 1.7 herë më i madh. Por e keqja nuk është vetëm kjo. Po të shikosh statistikat përgjatë viteve gjendja bëhet edhe më shqetësuese.
Toka sipas tyre ka qenë e vetëmjaftueshme në vitin 1961 me çerekun e rezervave të saj të pashfrytëzuara. Ajo filloi të bëhet deficitare në vitet 1970. Dhe data e tejkalimit dhe të jetesës mbi mundësitë e saj po afrohet me ritme të frikshme. Ajo shënonte 5 nëntor në vitin 1985. 1 tetor në 1998. 20 gusht në 2009. Për të mbërritur nesër në 2 gusht për këtë vit.
Ky shterim i pandalshëm i mundësive ka si konsekuencë shpyllëzimin, mungesat e ujit, shkatërrimin e biodiversitetit, por jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë katastrofë.
Për shembull për nivelin e jetesës të australianëve apo amerikanëve do të duheshin 5 planetë për të jetuar. Ose nëse e shohim në rang shtetesh Japonia do të kishte nevojë për një sipërfaqe 7 fish më të madhe për të kënaqur nevojat e saj. Po të bësh një lloj tjetër krahasimi vendet e pasura bëjnë një dëm pesë fish më të madh sesa vendet e varfra.
Megjithëse një institute shumë i respektuar dhe që është pikë reference për këto lloj studimesh Global Footprint Network, po aq edhe është kritikuar për mënyrën e tij të llogaritjes dhe për mbledhjen e shifrave. Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY