Plagosja në Shkodër, policia jep detajet

Plagosja në Shkodër, policia jep detajet

81
0
Shares

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër sot në mesditë ndërsa policia ka dhënë detajet rreth kësaj ngjarjeje të rëndë. Mësohet se plagosja ka ndodhur në ne Cukal ne zonen e Dukagjinit ndërsa i plagosur është një 50-vjecar për të cilin mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Burimet policore thane se ngjarja eshte ende pa autor.

Njoftimi i poolicisë:

Më datë 31.07.2017, ora 12 :30, kemi marrë njoftim se në vendin e quajtur Fushë Cukal Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës se ka të shtëna me armë zjarri.

Nga informacionet e para bëhet me dije se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P. 50 vjeç banues në fshatin Fushë Cukal i cili po dergohet në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është në gjendje të rëndë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë nisur për  ne vendngjarje sebashku me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po behet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY