TABELA/ Maturantët, ja pikët minimale që ju bëjnë fitues në të gjithë...

TABELA/ Maturantët, ja pikët minimale që ju bëjnë fitues në të gjithë universitetet

1467
0
Shares

Zbardhen pikët minimale që i duhen një kandidati për të zënë një vend në universitet. “Panorama” publikon pikët e fituesit të fundit të shpallur nga raundi i dytë i pranimeve nga viti i kaluar për të gjitha degët e studimit. Krahas tyre pasqyrohet edhe renditja e tyre në listën e aplikantëve për secilën degë.
Për t’u nënvizuar është fakti që këto pikë janë referuese vetëm në profilet, kriteret e të cilave nuk kanë pësuar ndryshime drastike. Kandidatët mund të bëjnë vetë llogaritjen e pikëve, pasi kanë të gjithë komponentët që u duhen: nota mesatare e hedhur në sistem, rezultatet e provimeve me detyrim e me zgjedhje, si dhe mesataren e gruplëndëve të gjimnazit, preferenciale për degët ku ata dëshirojnë të arsimohen.

Shtyhet afati
Sot dhe nesër janë dy ditët e fundit për aplikimin në universitete. Duke qenë se kalendari me datat e plotë- simit përfundoi një ditë më parë, Qendra për Shërbimet Arsimore lajmëron se portali i maturës shtetërore do të jetë i hapur këto dy ditë në dispozicion të atyre që për çfarëdolloj arsyeje nuk arritën të plotësonin formularin A2 në datën e caktuar.
“QSHA do të marrë të gjitha masat e nevojshme që asnjë maturant/kandidat të mos mbetet pa aplikuar. Maturantët/kandidatët do të kenë në dispozicion për të aplikuar edhe datat 28-29 korrik”.
Këtë njoftim për shtyrjen e aplikimeve, QSHA u detyrua ta bënte pas problemeve të hasura në disa rrethe të vendit gjatë periudhës 1-javore të aplikimeve. Fluksi i lartë mësohet të jetë shkaku kryesor i rënies së rrjetit, i cili nuk ka lejuar që shumë kandidatë të aplikojnë në kohë.
Në përfundim të afatit të aplikimeve, në muajin gusht, QSHA pritet të publikojë Librin e Transparencës, i vlefshëm për vijimin e garës dhe e vetmja mundësi që maturantët të shohin përmes ID-së së tyre nëse të dhënat e hedhura në sistem janë të sakta. Vetëm pas këtij procesi, lista me aplikuesit për çdo degë u shkon universiteteve përkatëse. Këto të fundit, në saje të formulave të shpallura dhe të dhënave të tyre, rankojnë kandidatët nga ai me më shumë pikë deri tek ata me pikët minimale.
Kuotat në dispozicion ndajnë me një vizë të kuqe fituesit nga humbësit për raundin e parë, fituesit e të cilit do të shpallen në datën 29 gusht. Edhe në garën e këtij viti në universitete, raundet mbeten dy, por me faza të përcaktuara regjistrimesh 48-orëshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY