FOTO & EMRA/ Itali, arratisen nga burgu dy shqiptarë, kërkime edhe me...

FOTO & EMRA/ Itali, arratisen nga burgu dy shqiptarë, kërkime edhe me helikopter

48
0
Shares

Dy të burgosur shqiptarë, janë arratisur nga burgu i Civitavecchia-s në Romë.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 14.00 të mesditës.
Sipas Angelo Urso, sekretar i burgut, mësohet se teksa ishin duke ecur në oborr, dy shqiptarët kanë kaluar gardhin rrethues. Më pas janë kacavjerrë duke arritur të kalojnë murrin rrethues të burgut, duke ia mbathur, shton ai.
Quhen Leke Luca 42 vjeç dhe Roland Dajlani 33 vjec dy të burgosurit shqiptarë që u arratisën nga burgu italian i Civitavecchia-s.
Sistemi që detekton kur ka lëvizje mbi mur ka rënë menjëherë dhe kështu kanë nisur hetimet.
Në kërkim të shqiptarëve të arratisur është dhe një helikopter.
Raportohet se shqiptarët ishin në burg për krime jo të rënda. Sipas mediave italiane, shqiptarët ishin burgosur për shkak se ata akuzohen për vjedhje dhe grabitje.
Një prej të arratisurve ia ka mbathur nga burgu gjysmë nudo, nga mesi e lart.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY