Më në fund, policia heton një rast të djegies së plehrave, po...

Më në fund, policia heton një rast të djegies së plehrave, po ndodh në Rrogozhinë

79
0
Shares

Më në fund policia e shtetit ka nisur hetim për një rast të djegies se plehrave. Sipas një njoftimi të policisë së Tiranës mësohet se djegia e plehrave nga firmat e kontraktuara në Rrogozhinë po trajtohet si cështje penale.

Njoftimi i policisë:

“Sot me datë 29.07.2017, rreth orës 17.00, jemi njoftuar nga Salla Operative Kavajë se në lagjen “Numër 1” të qytetit Rrogozhinë në vendin e quajtur “Ura e Lumit Shkumbin” po digjen mbetje urbane.

Menjëherë shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje ku ishin të pranishëm dhe një grup inspektimi nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve nga të cilët u mbajt dhe një proces-verbal inspektimi.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në adresën e mësipërme në një sipërfaqe 170 m x 40 m po digjeshin mbetje  urbane në dukje të vjetra.

Nga nderhyrja e shërbimeve të PMNZSH u bë shuarja e zjarrit.

Nga djegia e këtyre mbetjeve nuk rezulton të ketë dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton që Bashkia Rrogozhinë ka rreth katër vite që nuk e perdor këtë vend për grumbullim të mbetjeve urbane  pasi ka kontraktuar një firmë për depozitimin e tyre në Landfillin e Elbasanit.

Hetimet vazhdojnë deri në sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga ana jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet do të shkojnë për vlerësim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, për veprën Penale “Ndotja e Ajrit” parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY