Rritja e çmimit të ujit, bashkia e Tiranës nga njëra shkelje ligjore...

Rritja e çmimit të ujit, bashkia e Tiranës nga njëra shkelje ligjore në tjetrën

33
0
Shares

Atë që bashkia duhet ta bënte para miratimit të rritjes së tarifës së ujit, po e bën pas votimit.
Çuditërisht, një ditë pas seancës së votimit “me blerje këshilltarësh”, bashkia e Tiranës ka filluar sot dëgjesat publike për rritjen e çmimit të ujit.
Në një takim me qytetarët, përfaqësuesit e bashkisë thanë se me përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të ujësjellësit do të bëhet e mundur marrja e kredive për të realizuar projektin që do të sillte furnizim me ujë 24 orë në ditë brenda një afati 5-vjeçar.
Shembull merret qyteti i Korçës, e cila sipas Bashkisë së Tiranës, me tarifën e rritur të ujit që e mbledh në masë të konsiderueshme, shlyen kredinë qe ka përdorur për ta realizuar.
Por e gjithë kjo shfaqje sot e bashkisë, është e panevojshme, sepse bashkia e Tiranës ka shkelur ligjin në raport me kërkesën për ndryshim tarife të ujit.
Sipas Entit Rregullator të Ujit (ERRU) bashkia e Tiranës ka dorëzuar kërkesën më datë 30 qershor,  pra 26 ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Sipas ligjit që rregullon tarifat e ujit, e publikuar edhe në faqen zyrtare të Entit Rregullator të Ujit të pijshëm (ERU), ndërmarrjet apo bashkitë duhet t’i bëjnë kërkesat për ndryshim tarife brenda 30 qershorit të vitit dhe bashkangjitur duhet të ketë bilancet dhe performancën vjetore. Operatorët duhet të organizojnë një Seancë Dëgjimore me Publikun përpara paraqitjes së propozimit për ndryshim tarife tek ERRU. Qëllimi i kësaj seance është që operatori të kontaktojë me konsumatorët duke i informuar ata rreth zhvillimeve kryesore dhe arsyes për aplikimin për ndryshim tarife.
Ndërsa Seanca dëgjimore u bë 26 ditë pas kërkesës për rritje çmimi, ndryshe nga çfarë përcakton ligji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY