LSI këput fijet publike me Velinë, jep dorëheqjen nënkryetarja e Bashkisë së...

LSI këput fijet publike me Velinë, jep dorëheqjen nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës

67
0
Shares

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali sapo ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

 

Paskali tha se tani ajo është në opozitë dhe se do të vazhdojë betejën aty duke mbështetur këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak.

 

“Si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, jam përpjekur të bëjë më të mirën për këtë bashki. Tani jemi në opozitë. Falënderoj grupin e këshilltarëve të LSI-së”, tha ajo gjatë një deklaratë për shtyp me rastin largimit të saj nga posti.

Deklarata e plote e Paskalit:

Jam në këtë komunikim publik për t’ju bërë me dije dorëheqjen time nga posti i Nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.

Ky është një vendim politik i marrë duke reflektuar me përgjegjshmëri pas zhvillimeve më të fundit në Këshillin Bashkiak ku bashkëpunimi institucional i deritanishëm në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në përmbushje të të gjitha detyrimeve që Bashkia ka ndaj tyre, u zëvendësua me partneritetin individual me dy këshilltarë që kanë vepruar në kundërshtim me qëndrimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Misioni në opozitë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, më obligon aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, përkushtimi dhe detyrimi përkrah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar Lëvizjes Socialiste për Integrim përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.

Gjatë këtyre 2 viteve jam përpjekur të bëj më të mirën për qytetarët e Tiranës brenda kufijve të mandatit tim dhe këtë do të vazhdoj ta bëj edhe në detyra të tjera në të ardhmen.

Një falënderim i veçantë shkon për grupin e Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim me të cilët gjatë këtyre 2 viteve kemi ndërmarrë nisma të rëndësishme në interes të qytetarëve të Tiranës.

Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY