TIRANË/Sekuestrohen sasi e madhe parash në euro dhe valutë

TIRANË/Sekuestrohen sasi e madhe parash në euro dhe valutë

63
0
Shares

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar pranë D.V.P.Tiranë, kanë ndërtuar punën për ndalimin e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për veprën penale të “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”. Më datë 23.07.2017 në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e tyre u bë e mundur ndalimi i shtetasve :

– Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç,  banues në Tiranë, burrë dhe grua.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas kanë qënë të shpallur në kërkim nga Seksioni i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 773.400 lek

– 450 euro

– 100 dollar

– 350 paund.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale  “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”, parashikuar  nga Neni 143/3 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY