FOTO/ Arrestohet shqiptari që goditi gruan me thikë dhe e dogji me...

FOTO/ Arrestohet shqiptari që goditi gruan me thikë dhe e dogji me acid

56
0
Shares

Merr fund arratia, arrestohet kosovari që goditi gruan shqiptare me thikë dhe i hodhi acid në fytyrë.
Pas rreth 30 orësh në arrati, është arrestuar në Ravena (Itali) kosovari, i cili pasi dhunoi të shoqen ia mbathi duke marrë me vete dy fëmijët, 10 e 14 vjeç.
Enver Kelmendi është arrestuar nga efektivët mbrëmjen e djeshme, që kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit, dhënë nga prokuroria e Forli-Cesena-s. Ai ishte duke lëvizur me makinë kur është ndaluar, rreth orës 21, raportojnë mediat italiane. Ndërsa fëmijët nuk raportohet se janë gjetur.
Kosovari 43-vjeçar, mëngjesin e së shtunës, në banesë ku jetonte me gruan dhe fëmijët në rrugën “Salinatore” (Forli), ka sulmuar të shoqen, 37 vjeçe. E goditi me thikë dhe më pas i hodhi acid në fytyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY