Astrit Patozi, mesazh urimi Eduard Selamit

Astrit Patozi, mesazh urimi Eduard Selamit

102
0
Shares

Në një postim në rrjetet sociale, Astrit Patozi shkruan se i ka nisur një mesazh urimi Eduard Selamit edhe pse nuk kishte fituar,

“Sot në mëngjes urova Eduard Selamin. Po e ndaj me ju tekstin e mesazhit, që i dërgova. “Urime Eduard! Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores.”, shkruan Patozi.

Ndërkohë ai thotë se nuk ka uruar Bashën pasi këtë gjë e ka bërë një ditë më parë.

Në vijim Patozi ka paralajmëruar mungesë pajtimi mes grupit të tij dhe lidershipit të PD duke thënë se kjo do të ishte njësoj si ti kërkosh falje dikujt pasi e ke vrarë.

“ Dhe mos u çudisni kur autori i humbjes së thellë me Edi Ramën, por edhe i fitores akoma më të thellë me Eduard Selamin, të dalë shumë shpejt, ndoshta sot, e t’u bëjë thirrje për bashkim, pikërisht atyre, që i përzuri apo i bëri të mos votonin fare më 25 qershor. Do të ishte njësoj si t’i kërkosh falje dikujt, pasi e ke vrarë”, shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY