Zgjedhjet e 22 korrikut për kryetarin e PD, pjesëmarrje rekord krahasuar me...

Zgjedhjet e 22 korrikut për kryetarin e PD, pjesëmarrje rekord krahasuar me vitin 2013

49
0
Shares

Në zgjedhjet me një anëtar një votë, 22 korriku i 2017 do të mbetet një ditë që do të mbahet mend për PD-në, me një pjesëmarrje rekord anëtarësh në zgjedhjet për kryetarin e partisë.
Sipas shifrave që dha Komisioni i operacioneve elektorale në PD këtë të shtunë, pas përfundimit të votimeve në të 12 qarqet e vendit, u bë me dije se kishin votuar rreth 60 mijë anëtarë për garën mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit për drejtimin e PD-së.
Në zgjedhjet e vitit 2013, kur PD humbi zgjedhjet pasi ishte në pushtet dhe vendin e bashkëqeverisi në vijim Rama dhe Meta, pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD ishte 41 mijë anëtarë.
Në garë atëherë ishte ish-kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, me rivalin e tij, ish-ministrin e Transporteve Sokol Olldashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY