SKEMA/ Emigrantët shqiptarë, 10 mijë stërlina për kokë pilotit anglez

SKEMA/ Emigrantët shqiptarë, 10 mijë stërlina për kokë pilotit anglez

53
0
Shares

Arrestimi në fillim të javës i 4 shqiptarëve që tentuan të mbërrinin në Britani nga Franca me avion privat, si dhe dënimin i pilotit anglez dhe bashkëpunëtorëve të tij kanë çuar në zbulimin e fakteve të reja për mënyrën sesi ka funksionuar kjo skemë trafiku e qenieve njerëzore.
10 mijë stërlina për kokë i kanë paguar emigrantët shqiptarë për pilotit David Green, 54 vjeç dhe bashkëpunëtorit të tij Edward Buckley, 46, të cilët besohet se ishin pjesë e një grupi të zgjeruar trafikantësh anglezë.
Të martën e kaluar ata tentuan të sillnin katër shqiptarët, dy gra, një fëmijë dhe një burrë nga një aeroport në afërsi të qytetit-port të Francës, Kale, por u kapën nga autoritetet franeze.
Piloti amator, me profesionin arkitekt dhe bashkëpunëtori i tij marangoz u dënuan me nga dy vjet e gjysmë burg, iu ndalua të hyjnë në Francë për 5 vjet, ndërsa avioni që përdorën u është konfiskuar.
Përmes një skeme fitimprurëse, ata kishin organizuar të paktën 5 fluturime që nga muaji prill, ndërkohë që në aeroportin e përdorur ka pasur fluturime të tjera të regjistruara prej tyre.
Në procesin gjyqësor u tha se ata kishin shfrytëzuar varfërinë e emigrantëve, ndërkohë që prokuroria theksoi se klientët e tyre ishin shqiptarë të shtresës së mesme, që kishin të ardhura.
Emigrantët shqiptarë, pasi u dërguan në spital për kujdes shëndetësor mësohet se janë zhdukur dhe policia është ende duke i kërkuar, si dhe duke hetuar rrugëtimin dhe personat e tjerë që lehtësuan trafikimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY