PROKURORI/Greku i përgjimeve shpallet e pafajshëm

PROKURORI/Greku i përgjimeve shpallet e pafajshëm

55
0
Shares

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare ka perfunduar hetimet dhe ka pushuar procedimin penal  regjistruar per vepren penale “Keqperdorimi i pajisjes”’ parashikuar nga neni 293/ç i Kodit Penal,ne ngarkim te shtetasit grek Iraklis Dragounis.

Ne konkluzion te aktit te ekspertimit percaktohet se:

Inspektimi fizik, testi i funksioneve si dhe verifikimi i qarqeve dhe pjeseve softëare/firmware te pajisjeve rezulton se asnje nga pajisjet e sekuestruara nuk mund te perdoret per te realizuar pergjime.

Ne kompleks OSCOR eshte produkt i konceptuar dhe prodhuar per te realizuar bonifikime nga pergjimet ambientale me funksion teknik gjetjen dhe zbulimin e burimeve te transmetimit ne radiofrekuence.

Pajisjet nuk kane kapacitete per te verifikuar apo identifikuar pergjimet kompjuterike apo te te dhenave si dhe ato qe realizohen nga berthamat qendrore te agjensive ligjzbatuese.

Referuar aktit te ekspertimit arrihet ne konkluzionin qe mungon teresisht ana objektive e vepres penale konkrete. Dispozita kerkon qe pajisja ne fjale te perfaqesonte nje program te atille kompjuterik dhe te mbahej apo perdorej me qellim konsumimin e veprave penale te cituara ne dispozite dhe qe i referohen hyrjes se paautorizuar kompjuterike,nderhyrjes ne te dhenat kompjuterike dhe nderhyrjes ne sistemet kompjuterike,cka nuk rezulton ne rastin konkret

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY