EMRI/Plagosja e aktorit, në pranga autori i dyshuar

EMRI/Plagosja e aktorit, në pranga autori i dyshuar

210
0
Shares

Policia tha se ka vënë në pranga shtetasin Miklar T., 31 vjeç, banues në Tiranë i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri aktorin Mishel Manoku, sipas policise, Mishel Prela.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 20.07.2017 rrugën “4 Dëshmorët”, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin M. P., 31 vjeç, në pjesën e barkut dhe gjymtyrë i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”. njofton policia.

Sqarojme se per policine, i plagosuri eshte Mishel Prela, por burime thote se ai perdor te dy mbiemra Manoku dhe Prela.

Fotografia e Mishel Manoku

Sipas policise, nga kqyrja dhe veprimet proceduriale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të qitura nga një armë zjarri, e llojit pistoletë.

“U referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit M.T., për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga neni 78/22/25 dhe 279 të Kodit Penal”, sipas policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY