EMRI&FOTO/I riu që u plagos në Tiranë, aktor filmash

EMRI&FOTO/I riu që u plagos në Tiranë, aktor filmash

154
0
Shares

Personi që u plagos mbrëmë në Tiranë ën afërsi të gjimnazit Partizani ka treguar një emër tjetër por jo emrin e tij për policinë e Tiranës.

Por në fakt sot është mësuar se cili ishte në të vërtetë. Ai është

Mishel Manoku, vite më parë një aktor i njohur dhe i sukseshëm në disa filma apo projekte shqiptaro-italiane të kinemasë.

Ai hezitoi dy herë policinë mbrëmë duke treguar një identitet tjetër.

Manoku ndodhet në spital pa rrezik për jetën ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit të krimit.


Njoftimi i policisë, mbrëmë:

Më datë 20. 07. 2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY