LULZIM BASHA/ Me gjakftohtësi kriminale Edi Rama ju dha shqiptarëve alternativën e...

LULZIM BASHA/ Me gjakftohtësi kriminale Edi Rama ju dha shqiptarëve alternativën e drogës dhe jo të punës dhe investimeve

39
0
Shares

Një tjetër rekord famëkeq për vendin tonë: Shqipëria është e para në botë për përqindjen në përdorimin e kokainës për banor. Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin sapo botoi një raport që pohon me fakte atë që ne kemi denoncuar pa pushim këto vite, se Shqipëria është një ndër vendet kryesore në botë të prodhimit dhe trafikimit të drogës. Dhe se droga ka hyrë tashmë në familjet e shqiptarëve të cilët po kthehen në përdorues droge.
Me gjakftohtësi kriminale Edi Rama ju dha shqiptarëve alternativën e drogës dhe jo të punës dhe investimeve. Pasojat e këtij veprimi antikombëtar tani kanë filluar të ndihen kudo.
Edi Rama di të qeverisë vetëm përmes grabitjes dhe drogës. Droga dhe krimi po shkatërrojnë të ardhmen tonë, prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY