Fushë Milot, të dënuarit për vrasje i shpërthejnë makinën me eksploziv

Fushë Milot, të dënuarit për vrasje i shpërthejnë makinën me eksploziv

95
0
Shares

Një makinë e kanë shpërthyer me eksplozivi ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Milot.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, eksplozivi ishte vendosur në një makinë tip ‘Audi’ në pronësi të një qytetari me inicialet N. K.
Mësohet se pronari i makinës që ka shpërthyer ishte i dënuar më parë për vrasje. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa përpara e mjetit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me autorët e mundshëm të këtij shpërthimi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18 korrik 2017, në Fushë Milot, Kurbin, në automjetin Audi në pronësi të shtetasit N. K. 62 vjeç, ( i dënuar më parë për vrasje), kanë vendosur lëndë eksplozive nga shpërthimi i së cilës ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij. Nuk ka të lënduar në njerëz.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Njësinë Antieksploziv, po punojnë për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY