Basha: Dëshmia Çyrbjas pro Shullazit, dëshmi se krimi ia ka lënë vendin...

Basha: Dëshmia Çyrbjas pro Shullazit, dëshmi se krimi ia ka lënë vendin në Kuvend shërbëtorëve të tij

65
0
Shares

Lulzim Basha ka reaguar për dëshminë e sotme në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit, të deputetit të ri të PS-së, Jurgen Çyrbja.
“Deputeti socialist i Durrësit Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj. Dëshmia e tij nxori në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve.
Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit” shkruan Basha në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY