24 ORË/ Goditja e veprimtarisë kriminale, policia e Tiranës proçedon 31 persona,...

24 ORË/ Goditja e veprimtarisë kriminale, policia e Tiranës proçedon 31 persona, ja për çfarë akuzohen

111
0
Shares

Strukturat e drejtorisë Vendore të Policise Tiranë kanë vijuar punën për parandalimin, eivdentimin dhe goditjen e veprimtarisë Kriminale.
Gjatë 24 orëve janë proceduar penalisht 31 shtetas nga të cilët, 1 shtetas i ndaluar,10 shtetas të arrestuar,1 shtetas i kapur i shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Është zbardhur tentativa e vjedhjes së argjendarisë të ndodhur në rrugën e “Dibrës” si dhe është arrestuar autori i plagosjes së ndodhur në rrugën “Mihal Grameno” si dhe janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale të Heqjes së paligjshme të lirisë.
Më konkretisht :
Ndalohet një shtetas i dyshuar si autor i tentativës së vjedhjes me armë në rrugën e “Dibrës”.
Më datë 17.07.2017, është tentuar të vidhet me armë një argjendari në rrugën e Dibrës, ku autori ka plagosur me armë zjarri, pronarin e saj, shtetasin V. K., 28 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor i cili ka ngritur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera është bërë e mundur zbardhja dhe domumentimi i ngjarjes.
Po si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve profesionale të kryera u bë kapja dhe ndalimi si autor i dyshuar i shtetasit:
– A. N., 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Kundërshtimi punonjësit të rendit publik” dhe “Moskallzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, në ngarkim të tij, për veprën penale “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”, parshikuar nga neni 140 dhe 88 i Kodit Penal.
Arrestohet autori i plagosjes të ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”.
Më datë 17.07.2017, në rrugën “Mihal Grameno” gjatë një konflikti të çastit shtetasi Ervis Mateli ka goditur me thikë shtetasin I. K., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e specialistëve të hetimit të krimeve kundër jetës u ngrit puna për kapjen dhe
arrestimin e autorit, të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e shtetasit:
– Ervis Mateli, 33 vjeç.
Materialet u referuan në ngarkim të tij pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279/1 i Kodit Penal. Tiranë.
Janë arrestuiar 3 shtetas për heqje të paligjshme të lirisë :
Më datë 17.07.2017, në plazhin e Spilles, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin A. D., 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme .
Nga specialistët për hetimin e krimit Kavajë u ngrit puna për kapjen e këtyre shtetasve të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e shtetasve :
– Zaimir Xh., 31 vjeç.
– Bledar Ç., 32 vjeç.
– Bedri M., 25 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “ Heqje paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.
Janë arrestuar për vepra të ndryshme penale shtetasit :
– H. N., vjeç 65, pasi në rrugën “Elbasanit”, në fshatin Ibë duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetet tip “Benz” me drejtues A.B.,, vjeç 68 dhe me mjetin tip “Golf” me drejtues G. Z., vjeç 35, ku si pasojë është dëmtuar pasagjerja Z. P. Vjeç 68, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.
– A. M., vjeç 32, pasi te Kthesa e Kamzës, te pallatet e Malajzianit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren A. Z., vjeç 20, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.
– F. O., vjeç 22, banues në Babrru, pasi në fshatin Prezë, duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Papaq” pa targa, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri R.M., vjeç 22, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.
– A. R., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vllazën Huta”, në ambientet e Komisariatit Nr.1, për shkak të detyrës, ka goditur me kokë (në kokë), punonjësin e policisë E.H, vjeç 25, banues në Tiranë, i cili u pajis me vendim mjeko-ligjor.
Materjalet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 236 I Kodit Penal.
– G.M., vjeç 32, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ‘’Vjedhja’’, pasi në rrugën ‘’Mihal Grameno‘’, në banesën e tij, ka vjedhur një mikroval të markës ‘’Boch‘’ dhe disa bizhuteri, të cilat ju sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Neni 134/1 i Kodit Penal.
– L. M., vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi në rrugën ‘‘Preng Bib Doda“, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim:
– Elez P., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, por i kanë mbetur për të vuajtur dhe 2 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY