Droga në Kavajë, djali i oficerit: Isha në restorant

Droga në Kavajë, djali i oficerit: Isha në restorant

74
0
Shares

Pesë personat e  arrestuar për ngarkesën me 1.3 ton  drogë në Kavajë kanë dalë përpara trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjykata dha vendimin arrest me burg për Jani Sadikajn paraditen e së hënës. E njëjta masë u dha edhe për Kejvi Hajdarin, djalin e ish-shefit të krimeve në Gramsh.

Hajdari ka mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Ai ka thënë se ka qenë duke ngrënë drekë me shokët ditën kur është kapur sasia e kanabisit.

Ndërsa pritet masa për 3 të arrestuarit e tjerë Roland Hysenbelliu, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

5 personat janë përfshirë në tentativën për trafikimin e rreth 1.3 ton kanabis sativa, e cila u zbulua katër ditë më parë në zonën e bregdetit të Kavajës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY