Padia e rrallë, nusja akuzon vjehrrin dhe vjehrrën se i kanë marrë...

Padia e rrallë, nusja akuzon vjehrrin dhe vjehrrën se i kanë marrë fëmijët

85
0
Shares

Një padi e rrallë është regjistruar në policinë e Malësisë së Madhe ku një grua 32-vjeçare nga Shkodra ka kallëzuar në polici vjehrrit e saj pasi pretendon se i kanë marrë fëmijët. Gruaja me inicialet L.N është në proces divorci me bashkëshortin e saj, i cili jeton në Amerikë prej 4 vitesh, por në kallëzimin e bërë në polici, ajo thotë se dy fëmijët e tyre 8 dhe 4 vjeç mbahen nga vjehrri me inicalet Z.N, 65 vjeç.

Policia ka shkuar në banesë për të ndjekur cështjen por vjehrra e nuses, 57-vjeçarja me inicialet Gj.N dhe vajza e saj. M.Rr 34 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit.

Pas kësaj, policia i ka shoqëruar të tre në komisariat.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe 1. Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit Z.N, Gj.N dhe M.Rr, vjeç 65, 57 e 34, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe e Shkodër, pasi në orën 14.00, shtetesja L.N, vjeç 32, banuese në fshatin Kamice, në proçes divorci me bashkëshortin, i cili prej 4 vitesh jeton në Amerike, ka bërë kallzim se, dy femijet me iniciale L.N dhe S.N, 8 e 4 vjeç, mbahen nga vjehrri i saj Z.N, ndersa bashkshortja Gj. N. dhe vajza M. Rr., gjatë shoqerimit në Komisariatin e Policisë për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Nenet 277, 127 e 242 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY