FOTO GALERI/ Vlorë, qeni i Policisë gjen në Drithas 600 kg kanabis

FOTO GALERI/ Vlorë, qeni i Policisë gjen në Drithas 600 kg kanabis

112
0
Shares

Vijon operacioni masiv antidrogë në Llakatund të Vlorës.
Efektivet e Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, menjëherë nga krehja që i kanë bërë zonës përreth terrenit ku u konstatuar dje lënda narkotike, ditën e sotme kanë gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike në pjesën perëndimore të fshatit Drithas, Vlorë.
Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva.
Dyshohet se kjo sasi mund të jetë rreth 600 kg.
Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.
Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj.
Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të saj drejt ambienteve të DVP Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY