VIDEO & FOTO & EMRI/ Durrës, digjet “Jaguari” i kandidatit të LSI-së...

VIDEO & FOTO & EMRI/ Durrës, digjet “Jaguari” i kandidatit të LSI-së për deputet

316
0
Shares

Sot, rreth orës 15:10, në lagjen Nr. 4, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Jaguar”, në pronësi të Skerdi Bellos.
Mjeti ka qenë në ecje dhe nga deklarimi paraprak i shoferit të automjetit, njëkohësisht edhe pronari, Skerdi Bello, rezulton se mjeti sapo ka dalë nga servisi dhe duke ecur ka konstatuar se i është nxehur motori dhe  më pas ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit.
Dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.
Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.
Skerdi Bello është një nga kandidatët për deputet të LSI-së, në Qarkun e Durrësit, për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai aktualisht është edhe punonjës i ALUIZNI-t, Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY