Numërimi për Shpëtim Idrizin, PDIU shton 4 vota plus në 7 kutitë...

Numërimi për Shpëtim Idrizin, PDIU shton 4 vota plus në 7 kutitë e para

58
0
Shares

Po vijon numërimi i kutive të Tiranës ku PDIU ka shtuar 4 vota, 2 nga të cilat ishin vjedhur në favor të PSD dhe 2 të tjera ishin shpallur të pavlefshme.

Prej orës 10:30 të paradites së sotme janë numëruar 7 kuti nga KQZ ndërsa po vijon rinumërimi i fletëve të votimit për rreth 650 kuti të tjera që janë në pritje.

Hapja e kutive u vendos pas ankimit të PS dhe PDIU. Kjo e fundit pretendon një mandat në Tiranë që i shkon kryetarit të saj Shpëtim Idrizit, i cili me 37 vota mund të kalojë pragun për tu bërë deputet i Parlamentit të ri.

Po ashtu procesi do të realizohet edhe për ankesën e paraqitur nga PD për dy QV në Berat.

PDIU ka vetëm 3 deputetë në parlamentin e ri nga 5 gtë tillë që kishte në vitin 2013 kur ishte në koalicion me PD. Të tre deputetët që kanë fituar në fakt janë raste sponsorizimi, pasi nuk kanë marrë vota për shkak të komunitetit të cam por për shkak të të qënit biznesmenë, ose familjarë të biznesmenëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY